100 milionë euro, kaq do të derdhen në arkat e organizatorëve të Wimbledon pas anulimit për shkak të virusit, COVID-19
Lajmi për anulimin e turneut më të rëndësishëm në tenis Wimbledon për shkak të emergjencës së koronavirusit, ka mërzitur pa masë mbretin e këtij sporti Roger Federer, por jo dhe aq organizatorët e turneut të cilët për këtë anulim për shkak të COVID-19 do të derdhin në arkat e tyre shumën prej 100 milionë eurove.
Slami londinez ose All England Club siç njihet ndryshe ka përfshirë në policën e sigurimit të turneut që në vitin 2003 pas epidemisë Sars një klauzolë kundër anulimit për shkaqe natyrore dhe pikërisht nga kjo klauzolë organizatorët do të përfitojnë 100 milionë euro.
Për shkak të koronavirusit, tashmë janë anuluar pothuajse gjitha aktivitetet sportive dhe është paralizuar pothuajse gjithçka. /Express/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...