Organizatorët e Lojërave Olimpike në Paris në ekspozitën më të madhe sportive në botë duhet të kenë parasysh edhe ushqimin e garuesve.
Ushqimi i shëndetshëm do të promovohet në Paris, ndaj shumica e ushqimeve që do të përgatiten në fshatin Olimpik do të jenë me bazë bimore.
Turneu do të anojë drejt pjatave më të lehta vegjetariane lokale që krijojnë mbetje minimale. Disa nga pjatat që do të ofrohen janë brioshët me vezë të ziera, angjinarja dhe kremi i djathit të deleve i mbushur me tartuf dhe mish pule me bazë soje, të cilat janë krijuar si një alternativë ndaj McNuggets.
Ushqimi i McDonald’s është i ndaluar në Lojërat Olimpike të këtij viti, gjë që nuk ishte gjithmonë kështu. Usain Bolt, vrapuesi më i shpejtë dhe një nga olimpistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka zbuluar se ai hëngri ushqimin e McDonald’s gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit 2008.
“Sinqerisht, nuk kam ngrënë asgjë gjatë gjithë qëndrimit tim në Kinë përveç McNuggets. Ata ishin i vetmi ushqim që mund t’i besoja plotësisht që nuk do të ndikonte në stomakun tim”, deklaroi legjenda xhamajkane.
“Pasi mbërrita në kampin olimpik stërvitor, provova një pjatë lokale kineze e cila nuk ishte si ato që hamë në Perëndim dhe trupi im nuk reagonte mirë”, shkroi Bolt në një nga autobiografitë e tij, të titulluar “Njeriu më i shpejtë në botë”.
Bolt fitoi tre medalje të arta në Pekin, duke vendosur rekorde botërore në 100 metra (9,69 sekonda), 200 metra (19,30 sekonda) dhe në stafetë 4 x 100 metra (37,10 sekonda).
Më pas iu hoq medalja në stafetë për shkak se kolegu i tij nga kombëtarja, Nesta Carter, ishte pozitiv në doping. /Telegrafi/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...