Kanë mbetur edhe një muaj deri në fillim të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, garë e UEFA.
Kombëtarja e Kosovës ndodhet në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve së bashku me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, tanimë ka vendosur edhe orarin dhe stadiumet ku do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e Kosovës.
Dardanët e nisin aventurën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë më 6 shtator me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Vetëm tre ditë më vonë, të besuarit e Franco Fodas do të luajnë në udhëtim te Qipro. Sfida ndaj Qipros zhvillohet me fillim nga ora 18:00 më 9 shtator në AEK Arena në Larnaca.
Më 12 tetor të këtij viti, Kosova luan në udhëtim te Lituania me fillim nga ora 15:00 me kohën tonë lokale në Dariaus ir Gireno Stadium në Kaunas.
Ndërkohë vetëm tre ditë më vonë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë përballen me Qipron me fillim nga ora 20:45.
Në muajin nëntor Kosova e zhvillon ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në udhëtim më 15 të këtij muaji në stadiumin National Arena në Bukuresht me fillim nga ora 20:45.
E ndeshja e fundit në Grupin 2 të Ligës C zhvillohet më 18 nëntor me fillim nga ora 20:45 ndaj Lituanisë në Prishtinë. /Telegrafi/
Lutfiu: Serbët bllokuan rrugën në Bujanoc, tentuan të hynin ...
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime
Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndër...
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend