Google ADS

Opsina dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Arsenal

21:12 | 24 Qershor 2017
Arbresh Info

David Ospina dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Arsenal pavarësisht raporteve se është duke u kërkuar për transferim nga Fenerbahce.

Një marrëveshje raportohej se ishte arritur që reprezentuesi kolumbian të largohej nga Arsenali për transferim te skuadra në Turqi, por tani duket që paga e tij, çmimi i vendosur nga Arsenali dhe dëshira e lojtarit për të vazhduar qëndrimin në klub kanë bërë Fenerbahcen të heq dorë duke kthyer vëmendjen te portieri i Malagas, Kameni, i cili do të kushtoj 2 milionë euro, një milionë më pak se Ospina (3 milionë), transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Arsenali është i gatshëm të dëgjojë ofertat që shtrohen për portierin që dështoi të shkëlqyer me fanellën me numër 1 edhe pse klubi i ka dhuruar mundësi për të qenë pjesë e formacionit pavarësisht performancave të dobëta.

Përveç kësaj, Arsenali është duke kërkuar transferimin e Jack Butland të Stoke Cityt, por skuadra e Xherdan Shaqirit nuk ka ndërmend të shes lojtarin, të paktën jo  këtë verë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme