Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për arritjen e Kevin Prince Boateng në formë huazimi nga Sassuolo.
“Ai është një lojtar që e di detyrën”, ka thënë fillimisht Valverde, transmeton portali arbresh.info. “Edhe pse nuk ka pasur një karrierë si një bartës i fanellës me numër 9, tani ai është luajtur këtu kështu”
“Ai e njeh La Liga, rolin në të cilin do të shfrytëzohet dhe ai ishte njëri nga mundësitë që klubi kishte. Nëse Munir do të ishte këtu, ky nuk do të ishte”
“Ne menduam se ai ishte zgjedhja më e mirë për tani deri në fund të sezonit. Ai është një lojtar i fortë dhe ne shpresojmë se ai do të na ndihmojë neve. Ai e di rolin e tij dhe mund të na zgjas dorën”
Trajneri i Barcelonës shtoi se Boateng “ishte aktiv, prandaj ai mund të luaj tani, ai do të adaptohet mirë në atë që ne duam. Pjesëmarrja në vendimin? Mirë, unë isha i informuar që nga fillimi se si shkonin gjërat”
“Boateng mund të luaj në role të ndryshme. Pasi është i zhdërvjelltë dhe mund të luaj në pozita të ndryshe është një gjë e mirë, por ne e sollëm këtu sepse ai do të do luaj në një rol specifik (sulmues), në rast se ka ndonjë problem me Luis Suarezin”/arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën