Arbër Zeneli ka kryer një operim pas lëndimit të pësuar.
Zeneli u lëndua në stërvitje dhe pritet të mungojë për disa javë skuadrës së tij Heerenveen.
22-vjeçari humbi ndeshjen me Ajaxin në kampionat dhe dy sfidat me Kosovën ndaj Ukrainës dhe Islandës.
Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku ka treguar se operimi është kryer me sukses.
“Operimi shkoi mirë dhe tani unë do të pushoj. Pastaj puna e vështirë do të më kthej në rrugën e duhur”.
“Me të vërtetë dua të ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e juaja që do të thonë shumë për mua”, shkroi Zeneli.
Ende nuk është konfirmuar se sa gjatë do të mungoj reprezentuesi i Kosovës.
Kujtojmë që Zeneli ishte duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme duke shënuar katër gola gjatë muajit të fundit.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...