Eden Hazard nga sot do të nisë me procesin e rikuperimit për t’u rikthyer në fushë para fundit të sezonit në Spanjë.
Sezon për t’u harruar, kështu mund të quhet aventura e Eden Hazard me Real Madridin që në vitin e parë në Spanjë.
Lëndimet ia kanë pamundësuar atij të luajë në formë dhe të paraqitet në shumë ndeshje deri më tani dhe duket se do të mungojë deri në fund të sezonit.
Parte médico de Hazard.#RealMadrid
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) March 5, 2020
Hazard, që ka probleme me kyçin e këmbës së djathtë, është operuar me sukses dhe tani objektivi është të punojë sa më shumë për t’u rikthyer në fushë para fundit të sezonit.
Reali ka konfirmuar se operimi është kryer në SHBA, në Dallas në prani të mjekësve të Madridit dhe nga sot belgu do të nisë me procesin e rikuperimit, raporton Gazeta Express.
15 ndeshje dhe vetëm një gol – statistikat janë të tmerrshme për një lojtar për të cilin Reali ka paguar mbi 100 milionë euro.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...