Google ADS

Operohet Manuel Neuer

13:34 | 30 Mars 2017
Arbresh Info

Manuel Neuer i është nënshtruar një operacioni të vogël në këmbë dhe do të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme të Bayern Munichut në Bundesliga.

Portieri i Gjermanisë është lënë gjithashtu jashtë skuadrës kombëtare për ndeshjen kundër Anglisë dhe Azerbajxhanit për shkak të një problemi në pulpë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.

“Manuel Neuer i është nënshtruar një operacioni të vogël të mërkurën që rezultoi i suksesshëm. Ndërhyrja është bërë në këmbën e tij të majtë”, shkruan Bayerni në një deklaratë. “31-vjeçari do të mungoj në ndeshjet e ardhshme në Bundesliga kundër Augsburgut dhe Hoffenheimit”

Skuadra e Carlo Ancelottit qëndron në krye të tabelës me 13 pikë më shumë se RB Leipzig që qëndron në pozitën e dytë me 59 pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme