Samuel Umtiti i ka përgënjeshtruar pohimet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Neymarin. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit është lidhur me një kthim te Barcelona, ndërsa ishte thënë se francezi mund të shkonte në drejtim të kundërt.
Për shkak të lëndimit gjatë sezonit të kaluar, në të cilin regjistroi vetëm 14 paraqitje në La Liga, ishte vënë në dyshim qëndrimi i 25-vjeçarit në Camp Nou.
Me Gerard Pique dhe Clement Lenglet në formë të mirë në qendër të mbrojtjes, është thënë se Barca mendonte ta përfshijë Umtitin në bisedime për kthimin e sulmuesit brazilian.
Sidoqoftë, vet lojtari i ka hedhur poshtë këto spekulime, duke thënë se nuk ka qenë pjesë e asnjë shkëmbimi.
“Unë? Valutë në këmbim? Është çmenduri. Kjo më ka bërë të qesh. Madje as që kam përgjigje për këtë”, ka theksuar Umtiti për Canal+.
Arsenali dhe Manchester Unitedi ishte klubet tjera që u përmendën si alternativë për mbrojtësin, mirëpo afati kalimtar u mbyll dhe ai mbeti te katalunasit.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...