Manchester United më në fund ka gjetur qëndrueshmëri në prapavijë falë paraqitjeve të mira të mbrojtësve, si dhe të portierit Andrè Onana, i cili mbajti portën e paprekur ndaj Kopenhagës në Ligën e Kampionëve.
Portieri kamerunas bëri maksimumin në disa aksione vendimtare, si dhe priti një 11-metërsh në fund, duke i mohuar golin e Larssonit.
Megjithatë, kjo nuk mjafton për t’i garantuar vendin e titullarit, duke pasur parasysh se ai mund të mungojë për një periudhë të caktua pasi do të grumbullohet nga kombëtarja e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, në janar.
Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq”, me sa duket, po mendojnë për rikthimin e David De Geas, i cili mbylli kontratën me anglezët në qershor, por vazhdon të jetë pa ekip.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, portieri spanjoll është parë disa herë në Mançester gjatë javëve të fundit, megjithatë negociatat nuk janë mbyllur ende./ss
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve