Andre Onana ka dalë nga pensioni ndërkombëtar dhe do t’i bashkohet skuadrës së Kamerunit përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Kombeve Afrikane.
Portieri i Manchester United njoftoi të hënën se ai ka vendosur të dal nga pensionimi ndërkombëtar dhe tani do t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kamerunit, përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Kombeve Afrikane kundër Burundit më 12 shtator, shkruan Arbresh.info.
Onana u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas një përplasjeje me trajnerin e ekipit kombëtar Rigobert Song gjatë Kupës së Botës vitin e kaluar.
Pas paraqitjes në hapjen e turneut “The Indomitable Lions” kundër Zvicrës, Onana u hoq nga formacioni startues kundër Serbisë, pas së cilës portieri u largua nga kampi përpara se të shpallte tërheqjen e tij në moshën vetëm 26-vjeçare.
Në një deklaratë të lëshuar nga lojtari, ai shkroi:
“Në botën e futbollit, ashtu si në jetë, lindin momente vendimtare që kërkojnë të bëhen zgjedhje vendimtare. Muajt e fundit jam përballur me prova të shënuara nga padrejtësia dhe manipulimi. Megjithatë dashuria dhe lidhja ime e palëkundur me atdheun tim, Kamerunin, mbeten të paprekura. Dëshira ime për të përfaqësuar vendin tim nuk është lëkundur kurrë që nga rinia ime dhe kjo aspiratë mbetet pjesë e pandashme e identitetit tim”, shkruan Arbresh.info.
🇨🇲❤️ pic.twitter.com/WNifNkzoYR
— Andre Onana (@AndreyOnana) September 4, 2023
Nëse Kameruni arrin të fitojë ndeshjen e tyre kundër Burundit dhe të kualifikohet në turne, Manchester United ka të ngjarë të humbasë shërbimet e Onanës për deri në katër ndeshje të Premier League në janar, kur fillon Kupa e Kombeve Afrikane./Arbresh.info/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve