Google ADS

Olympiacos – Fiorentina, finalja e Conference League

10:56 | 29 Maj 2024
KRG

Sonte do të zhvillohet finalja e kompeticionit të Conference League, ku përballë njëra tjetrës do të jenë Olympiacos dhe Fiorentina.

Olympiac ka rastin që të bëhet skuadra e parë greke që arrin të fitojë një trofe evropian sonte, shkruan Arbresh.info.

Por ata përballen me një skuadër si Fiorentina që ende e ka të freskët humbjen në finalen e sezonit të kaluar.

Skuadra greke ka arritur në finale ku mposhti bindshëm Aston Villën në gjysmëfinalen, kurse Fiorentina mposhti Club Brugge.`

Ndeshja finale do të zhvillohet në Athinë në stadiumin “OPAP Arena më fillim nga ora 21:00.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme