E gjithë Greqia është ngritur në këmbë për ta shkarkuar trajnerin shqiptar Besnik Hasi nga gjiganti i këtij shteti Olympiacos.
Humbja në derbin e të dielës ndaj AEK-ut (3-2), ka mjaftuar që Hasi të shkarkohet nga kampionët e Greqisë.
Së paku kështu kanë njoftuar mediat greke që e kanë bërë të kryer faktik që Hasi është shkarkuar nga bardh e kuqtë.
Por klubi grek ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për të ardhmen e numrit një të bankinës.
Gjithsesi Olympiacos nuk ka pasur start të mirë në Greqi, pasi pas pesë takimeve kanë marrë vetëm dy fitore dhe dy barazime, duke pësuar edhe një humbje.
Aktualisht Olympiacos ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me tetë pikë të tubuara pesë më pak se lideri AEK Athinë.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...