Olympiacos bën befasinë, eliminon Arsenalin nga Evropa Ligë

23:37 | 27 Shkurt 2020
Arbresh Info

Arsenal është eliminuar nga Olympiacos Piraeus në 1/32 e Evropa Ligës.

Olympiacos mposhtën “Topçinjtë” me rezultat 1 – 2, pas 120 minutave dhe arritën të kualifikohen në 1/16 e Evropa Ligës, shkruan portali arbresh.info.

Në pjesën e parë mysafirët dukshëm ishin më të mirë, por assesi nuk ia dolën të shënojnë.

Mirëpo, golin e gjetën në minutën e 53-të përmes Pappe Cisse, cili pas harkimit të Valbuena me kokë dërgoi topin në portën e Lenos.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt, ndërsa avantazhin vendasve ia dha Pierre-Emerick Aubameyang me gol të bukur në minutën e 113-të në stilin ‘gërsherë’ dhe kur mendohej se gjithçka ka përfunduar ishte El Arabi që në minutën e 120-të eliminoi gjigantin anglez nga Evropa Liga.

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi bëri paraqitje të mrekullueshme për 103 minuta, pastaj u zëvendësua nga Sokratis, ndërsa Xhaka luajti për plotë 120 minuta.

Kundërshtari i radhës për Olympiacos do zbulohet pasi të hedhet shorti./arbresh.info.

https://twitter.com/SonOfKobe/status/1233158504342573056

https://twitter.com/leviffc/status/1233156664708288512

https://twitter.com/wiwsport/status/1233144214889934852

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme