Olmo ‘heroi i heshtur’ i Spanjës ndaj Anglisë

00:00 | 15 Korrik 2024
D.H

Dani Olmo ishte njëri nga lojtarët më meritor në suksesin historik të Spanjës.

‘La Roja’ arriti triumfin e katërt në histori të Evropanit pas fitores në finale ndaj Anglisë me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.

Dy golashënuesit e Spanjës ishin Willimas në minutën e 47-të dhe Oyarzabal katër minuta para fundit.

Ndërsa golin e vetëm të Anglisë e shënoi Palmer në minutën e 73-të.

Por një moment kryesor i ndeshjes ishte ai i minutit të 90-të kur Anglia pati mundësi të artë mirëpo topi nga vija e golit e largoi Dani Olmo.

Për një moment Dani Olmo u bë heroi i Spanjës.

Kujtojmë se Olmo përfitoi minuta vetëm pas lëndimit të yllit të Barcelonës, Pedri i cili u lëndua në ndeshje ndaj Gjermanisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme