Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud është shfaqur si shënjestër kryesore për transferim e gjigantit turk Fenerbahces, i cili është duke kërkuar për një zëvendësues të mundshëm të Robin van Persies.
Reprezentuesi i Francës, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi në kofshë, ka arritur të jetë vetëm një herë startues këtë edicion në Premierë Ligë tek “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Fanatik’, trajneri Aykut Kocaman ka identifikuar sulmuesin Giroud si një lojtar që do të përshtatej në mënyrë perfekte me klubin derisa thuhet se Van Persie është afër rikthimit në Feyenoord.
Raporti shton se klubi do të shfrytëzojë “bukurinë e Stambollit” në përpjekje për të siguruar transferimin e tij nga Emirates, ndërkohë që bashkëkombësi Mathieu Valbuena mund të bind gjithashtu francezin për transferim.
Giroud refuzoi transferimin në Everton gjatë verës për shkak të dëshirës së tij për qëndrim te kryeqyteti i Londrës./arbresh.info/
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren