Në janar, sulmuesi Olivier Giroud i dha fund gjashtë viteve qëndrim në Arsenal duke iu bashkuar rivalit londinez Chelseas në një marrëveshje 18 milionëshe.
Deri në atë kohë, francezi ka fituar tri FA Kupa, megjithatë, titulli në Premierë Ligë ishte diçka që i mungoi gjatë kohës së tij në Emirates, transmeton portali arbresh.info. Giroud ka pranuar që dështimi për të fituar titullin në Premierë Ligë te Arsenali është pendimi i tij më i madh pas largimit.
Sezoni 2015/16 ishte më i afërti për Giroud drejtë titullit në Premierë Ligë, kur Arsenali kishte përfunduar në vendin e ditë, prapa Leicester Cityt.
“Ndonjë pendim? Kam një dhe nuk është vështirë për tu parashikuar”, ka thënë fillimisht Giroud. “Nuk e di nëse mund ta quaj këtë një pendim, por një shije sikur kam një biznes të papërfunduar sepse doja me të vërtetë të fitoj Premierë Ligën me Arsenalin”
“Kjo nuk i fshin pesë vitet e gjysmë, por e përsërisë këtë shpesh: ishte qëllimi im [për të fituar Premierë Ligën]”
“Pasi kjo nuk ka përfunduar, unë jam ende në Premierë Ligë tani në Chelsea. Për këtë vit, mendoj se titulli ka përfunduar por vitin e ardhshëm ne do kemi ambicie të mëdha”
“Unë kam ende dëshirë për të fituar para se të ndalem, madje edhe nëse kam shumë vite të mira para meje”
Giroud realizoi golin e tij të parë te “Blutë” në ndeshjen e javës së kaluar në kuadër të FA Kupës./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...