Google ADS

Olivier Giroud shpjegon pse vazhdon të jetë ende pjesë e Chelseas

11:43 | 5 Shtator 2019
Arbresh Info

Oliver Giroud është i kënaqur që ka vazhduar qëndrimin te Chelsea këtë sezon.

Sulmuesi veteran është përfolur shumë për transferim te Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk ka bisedime sepse klubi ka pasur opsion vetëm për një vit dhe ata e kanë tërhequr këtë sepse ishin të kënaqur me atë që kam sjellë në klub”, ka thënë Giroud për RMC Sport.

“Ka pasur madje më shumë se kaq, këtu ka vërtetë edhe besim”

“Pas kësaj, nuk ishte më e nevojshme për mua që të largohem dhe unë kurrë në të vërtetë nuk kam pyetur vetën rreth një largimi të mundshëm”, shtoi francezi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme