AC Milani është duke menduar transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Oliver Giroud.
Reprezentuesi i Francës thuhet se është i pakënaqur me statusin e tij te skuadra e “Topçinjve” dhe 31-vjeçari ka startuar vetëm për ndeshjet në Evropa Ligë dhe EFL Kupë, transmeton portali arbresh.info.
Pas bisedimeve të zhvilluara me asistentin francez Guy Stephan, Giroud është këshilluar të largohet nga klubi në Premierë Ligë në mënyrë që të rris shanset e tij për skuadrën e Francës në Kampionatin Botëror gjatë verës së ardhshme.
Bazuar në ‘Newsmondo‘, AC Milani është duke menduar transferimin e sulmuesit Giroud në formë huazimi në mënyrë që t’i ofrojë lojtarit më shumë kohë në fushë.
Mbetet ende e paqartë nëse francezi dëshiron të largohet nga klubi në Emirates, por me kompeticionin e lartë në kombëtare, kjo duket se është zgjedhja më e mirë për sulmuesin./arbresh.info/