Google ADS

Olivier Giroud arrin marrëveshje me Interin

12:17 | 12 Janar 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ka arritur marrëveshje për transferimin te Inter Milan.

33-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i lirë për negociuar me klubet jashtë Premierë Ligës.

Këtë sezon francezi ka luajtur vetëm 192 minuta dhe dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” për të luajtur më shumë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas mediave tialiane, Giroud ka pranuar kontratën dyvjeçare me Interin, kontrata e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në qershor të vitit 2022.

“Neurazurët” do t’i ofrojnë Giroud katër milionë  euro dhe transferimi do të ndodhë nesër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme