David Luiz i është ofruar Arsenalit si pjesë e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit francez, Oliver Grioud.
Sipas “StarSport”, kampionët anglez janë të gatshëm të ofrojnë mbrojtësin brazilian, David Luiz si pjesë e marrëveshjes për të nënshkruar me Oliver Giroud, transmeton arbresh.info.
Dhe në rast se Giroud transferohet në Chelsea, atëherë sulmuesi belg, Mitchi Batshuayi do të shkojë në Borussia Dortmund dhe ky transferim i tij do t’ia lejonte Pierre-Emerick Abuameyang të finalizojë kalimin e tij në Arsenal.
Dortmund po ashtu ka shprehur interesim për Giroud, të cilin Arsene Wenger e vlerëson 35 milionë funte, por belgu Batshuayi është zgjedhja e parë e tyre.
‘StarSport’ po ashtu muajin e kaluar kishte raportuar se tekniku france, Arsene Wenger, dëshironte të transferonte David Luizin, i cili do të përforconte mbrojtjen e topçinjëve.
Chelsea shfaqi interesim për Giroud, pasi vendimit për të mos nënshkruar me boshnjakun, Edin Dzeko, i cili kishte kërkesa të larta për t’u transferuar në Stamford Bridge.
Bisedimet kanë filluar dhe francezi pritet të huazohet te ‘blutë e Londrës’ deri në fund të këtij sezoni.
Por, tani Chelsea ka ofruar Luizin në mënyrë që ta mbyll marrëveshjen, pasi që tashmë ata kanë përforcuar mbrojtjen me transferimin e mbrojtësit brazilian të Romës, Emerson Palmieri.
30 vjeçari ka humbur vendin e tij në formacionin bazë të Chelseat, pas prishjes së raporteve me trajnerin italian, Antonio Conte.
Në tre muajt e fundit ai ka luajtur vetëm 32 minuta në Premierligë.
Negociatat e fundit do të zhvillohen në dy ditë te fundit të afatit kalimtar dhe Wenger e vlerëson 15 milionë funte Luzin dhe Chelsea ka ofruar 30 milionë funte për Giroud.
Çfarëdo që të ndodh Arsenali është i sigurtë se Abuameyang do të transferohet në Emirates Stadium, i cili e ka bërë të çartë vendimi se dëshiron të largohet nga klubi. /arbresh.info/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...