Olimpisti turk Yusuf Dikec fitoi medaljen e argjendtë në çifte të përziera, me partneren Sevvala Ilayda Tarhan në disiplinën pistoletë me ajër në dhjetë metra dhe përveç suksesit, dyshja do të marrin edhe një çmim të konsiderueshëm në para.
Atletët turq që fitojnë medalje në Lojërat Olimpike marrin monedha ari republikane. Sipas rregullores, një atlet që fiton një medalje ari në Lojërat Olimpike shpërblehet me 1000 monedha ari republikane, një fitues i medaljes argjendi me 600 monedha ari republikane dhe një sportist që fiton një medalje bronzi shpërblehet me 300 monedha ari republikane.
Nëse kjo do të konvertohej në para, sipas kësaj përllogaritje, fituesit e medaljes së argjendtë do të fitojnë rreth 10.2 milionë lira turke, apo 291 mijë euro, të cilat do t’i shkojnë edhe te Dikec dhe Tarhan.
Kujtojmë se olimpisti turk Yusuf Dikec u bë hit në Lojërat Olimpike në Paris për shkak të stilit të tij të gjuajtjes. 51-vjeçari dhe partnerja e tij Sevvala Ilayda Tarhan u mundën në finale, por paraqitja e tij u bë virale.
Dikec u bë i famshëm pasi në rrjetet sociale u publikua një foto në të cilën konkurron në mënyrë jo të zakonshme dhe të relaksuar, pa mbrojtëse për veshët gjatë gjuajtjes, si dhe syze të specializuara, ndërsa njërën dorë e kishte në xhep.
Meqë ra fjala, këto janë lojërat e pesta olimpike të Dikecit, dhe ai dhe partnerja e tij për pak e humbën medaljen e artë, pasi në finale u mundën nga dyshja serbe Damir Mikec dhe Zorana Arunovic me rezultat 16:14. /Telegrafi/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...