Oleksandr Usyk do ta shikojë me shumë vëmendje trilogjinë e shumëpritur ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder që zhvillohet të shtunën mbrëma në Las Vegas (në orët e para të të dielës me kohën tonë).
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në divizionet WBA, IBF, WBO dhe IBO, i ka paralajmëruar dy boksierët para duelit për titullin WBC se është duke planifikuar një përballje me fituesin.
Ukrainasi e nënshtroi Anthony Joshuan në Londër duke ia rrëmbyer titujt në duelin e 25 shtatorit dhe tashmë po mendon për titullin e vetëm që nuk e ka.
Usyk ka thënë se nuk i intereson se me cilin do të përballet, vetëm se dëshiron t’i jepet mundësia për duelin e unifikimit të titujve.
“Nuk mendoj shumë se kush do të fitojë. Do të jetë një meç i mirë. Mos e nënvlerësoni Deontay Wilderin, sepse ai gjithmonë e ka atë goditjen e nokautit”.
“Nuk ka dyshim se do ta shikoj dhe më intereson të shoh se kush do të fitojë. Do të ndeshem me cilindo që e mban rripin (titullin). Nuk më intereson nëse është Wilederi apo Fury”, ka deklaruar 34-vjeçari për DAZN.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit