Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka bërë që klubi të nis një sezon të ri në formën më të keqe në epokën e tyre në Premierë Ligë.
Në fakt, bazuar në një statistikë nga Opta Joe, pas shtatë ndeshjeve të para në ligë me nëntë pikë ata shënojnë sezonin më të keq pas 30 viteve, gjë që tregon se problemet janë duke vazhduar që nga përfundimi i epokës së Sir Alex Ferguson, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/OptaJoe/status/1178775645045833728
United ka fituar vetëm dy ndeshje në Premierë Ligë deri tani, atë 4 me 0 ndaj Chelseas dhe fitoren 1 me 0 kundër Leicester Cityt.
Është e qartë se skuadra duhet të përmirësohet sa më shpejtë ose Solskjaeri do të jetë nën një presion të madh dhe pozita e tij në një klub kaq të madh do të shqyrtohet.
Strategu norvegjez dukej si një rrezik i madh kur Manchester United e punësoi atë, por nuk ka dyshime që fillimisht ngriti formën dhe atmosferën në skuadër kur zëvendësoi Jose Mourinhon.
Megjithatë, statistikat e fundit tregojnë se situata në United është alarmuese pas dështimit për të siguruar tri pikë në shtëpi edhe ndaj Arsenalit./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...