Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri i ka dërguar një mesazh Paul Pogbas dhe të gjithë lojtarëve në intervistën e tij të parë.
Solskjaeri ishte emëruar si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Jose Mourinhos mëngjesin e së martës, transmeton portali arbresh.info. Raporti i Mourinhos me disa lojtarë të Manchester United, përfshirë Paul Pogban, është prishur disa herë si pasojë e disa zënkave.
Lojtarët si Pogba, Romelu Lukaku, Anthony Martial dhe Eric Bailly të gjithë kanë shpenzuar kohë jashtë fushës për shkak të kësaj. Por, duke folur në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Solskjaeri u dërgoi një mesazh të gjithë lojtarëve të tij.
“Ne duhet të ndryshojmë. Të gjithë do të kenë shansin. Të gjithë startojnë me një propozim të pastër”, ka thënë Solskjaeri.
“Ju do të keni shansi për të startuar dikur. Kam parë pak ndeshjet e fundit. Ju zgjedhni një skuadër dhe ju më pas zhvendosni”
“Të gjithë të kenë shansin e tyre”
Ndeshja e parë e Solskjaerit si trajner i “Djajve të Kuq” do të jetë ajo e mbrëmjes të së shtunës kundër Cardiffit./arbresh.info/
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës