Pas Jordan Hendersonit dhe Fabinhos, një tjetër lojtar i Liverpoolit mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për Thiago Alcantaran.
Për spanjollin ka bërë ofertë klubi i Al-Ahlit. Sipas “L’Equipe”, aventura e mesfushorit në “Anfield Road” është drejt mbylljes. Për shërbimet e ish-lojtarit të Bayernit dhe Barcelonës, klubi Arab ka ofruar 12 mln euro.
Thiago ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe pak kohë më parë është përfolur për një zgjatje të bashkëpunimit. Megjithatë oferta e fundit nga klubi saudit mund të ndryshojë gjithçka dhe tashmë pritet vetëm përgjigja përfundimtare e futbollistit.
Nëse transferimi finalizohet, Thiago do të bëhej lojtari i tretë që i bashkohet ligës arabe vetëm nga Liverpooli. Kjo gjë i ka lënë një shije të keqe trajnerit të “Të Kuqve” Jurgen Klop, i cili ka komentuar fuqinë ekonomike të klubeve saudite:
“Kanë fuqi të marrin kë të duan, por lajmi më i keq për momentin është që merkatoja në Arabinë Saudite është e hapur edhe për 3 javë të tjera. UEFA dhe FIFA duhet të bëjnë diçka për t’i ndalur, po ndikojnë shumë negativisht te klubet evropiane dhe te futbolli në përgjithësi”.
Largimi i Thiagos bën që Liverpooli të hidhet në merkato dhe të ushtrojë më shumë presion tek Southamptoni për shërbimet e mesfushorit 19-vjeçar, Romeo Lavia.
Thiago Alcantara është pjesë e Liverpoolit që nga shtatori i vitit 2021, kur u transferua nga Bayerni për 22 mln euro, dhe që atëherë ka bërë 67 paraqitje në Premier League./SS
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...