Ofertë faraonike nga Arabia Saudite për Mesut Ozil.
Prej kohësh mesfushori turko-gjerman kërkon të largohet nga Arsenali pasi ka humbur vendin e titullarit te skuadra londineze dhe nuk shikohet si prioritet nga trajneri Mikel Arteta.
Konkretisht është klubi Al Nasser, i cili kërkon shërbimet e fantazistit. Arabët i kanë ofruar 31-vjeçarit plot 16.8 milionë euro neto në sezon dhe tashmë pritet përgjigjja e Ozilit.
Kujtojmë që marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit Arteta ka kohë që është krisur dhe shpesh trajneri spanjoll e ka lënë në tribunë Ozilin.
Ozil u transferua tek Arsenali në vitin 2013 nga Real Madrid dhe që nga ajo ditë ai ka luajtur në 184 ndeshje me klubin londinez. Me Arsenalin, 31-vjeçari ka edhe një vit kontratë.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...