Zymer Bytyqi mund të largohet nga gjiganti grek Olympiacos vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi në Athinë.
Sulmuesi kosovar iu bashkua skuadrës greke nga Konyaspor, por aventura e tij në këtë klub nuk shkoi ashtu siç pritej pasi nuk pati hapësirat e duhura.
26-vjeçari ka zhvilluar vetëm tre ndeshje me fanellën e gjigantit grek dhe duket se largimi në verë është i pashmangshëm.
Bytyqi mund të ndryshoj jo vetëm klub, por edhe kontinent pasi tani ka një ofertë nga Japonia e largët.
Mediat greke dhe ato japoneze kanë raportuar se fituesi aktual i Ligës së Kampionëve të Azisës, Urawa Red Diamonds kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësorë, shkruan telegrafi.
Urawa ka kontaktuar direkt Olympiacosin dhe agjentin e futbollistët dhe janë duke tentuar transferimin e anësorit kosovar në elitën e futbollit japonez.
Ende nuk është marrë një vendim, por duket vështirë që Bytyqi të largohet në drejtim të futbollit japonez, pasi për të interesim kanë shprehur edhe disa skuadra evropiane, përfshirë nga Superliga e Turqisë si dhe ajo belge.
Bytyqi qëndroi tre vite në Konyaspor në elitën e futbollit turk, ku ishte bërë ndër sulmuesit anësorë më të vlerësuar në kampionatin turk.
Gjithsesi largimi në drejtim të Olympiacosit nuk ishte i duhuri, por lojtari pritet të bëj një hap tjetër në karrierën e tij, pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...