Lideri në Liga 1, Paris Saint Germain është i gatshëm për të shtruar një ofertë ambicioze për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.
Derisa e ardhmja e Adrien Rabiot vazhdon të mbetet në dyshim dhe Thiago Motta është i vendosur për largim, “Saints” synojnë të hyjnë në merkato për të përforcuar mesfushën, transmeton portali arbresh.info.
‘Il Corriere della Sere’ pretendon se ata janë të gatshëm për të transferuar yllin Miralem Pjanic, i cili vazhdoi me formë impresive qysh pasi iu bashkua Juventusit nga AS Roma.
Edhe pse Zonja e Vjetër nuk ka nevojë të shes atë, besohet që ata do të shqyrtojnë ofertat prej 55 milionë euro.
27 vjeçari arriti në Turin dy vite më parë dhe që nga atëherë ka arritur të shënojë 14 gola dhe të krijojë 24 asistime brenda 82 paraqitjeve./arbresh.info/
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...