Klubi i Skënderbeut është ende në fazë pritjeje për të parë zhvillimet më të fundit për sa i përket hapësirës së merkatos që starton më 1 janar.
Natyrisht që pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, klubi i Skënderbeut ka qenë në periudhë pushimi absolut sepse si lojtarët edhe drejtuesit kanë shijuar disa ditë për të qenë më të freskët për vijimin e punës.
Megjithatë, sot drejtuesit e Skënderbeut do të takohen mes tyre për të vendosur më pas planifikimin e merkatos. Pritet që trajneri Ilir Daja dhe presidentit Ardjan Takaj të takohen për të diskutuar mbi zhvillimet e merkatos. Sigurisht që gjëja kryesore do të jetë afrimi i sulmuesve, atje ku edhe ekipi ka më shumë nevojë, shkruan gazeta Panorama.
Me vetëm Ali Souen dhe Xhejms Adenijim në sulm, trajneri i Skënderbeut do t’i kërkojë presidentit që në merkaton e janarit të afrojë në ekip me çdo kusht dy lojtarë ofensivë për të kompletuar repartin e avancuar. Kjo me sa duket është kërkesa parësore e trajnerit Ilir Daja ndaj presidentit Takaj, teksa do të bazohet në dy pika thelbësore.
Fillimisht është zbrazëtia e sulmit që kërkon mbushjen e këtij reparti me lojtarë dhe më pas rritja e konkurrencës për qendërsulmuesin Ali Soue, i cili, duke qenë i vetëm, e ka të sigurt formacionin.
Për të marrë maksimumin nga ky lojtar duket se Takaj nuk do të kursehet për të plotësuar dëshirën e trajnerit të Skënderbeut. Ky duket se është reparti më i nxehtë, pasi në repartet e tjera do të ketë afrime vetëm nëse ka largime në janar, gjithnjë në interes të klubit.
LARGIMET – Përveç merkatos në hyrje në takimin mes Dajës dhe Takajt do të flitet edhe për atë në dalje, e cila duket se e ka mbajtur ende pezull, pavarësisht se ofertat për lojtarë të ndryshëm nuk mungojnë. I pari në listë është Bajram Jashanica, për të cilin sirenat e largimit bien më të forta se kurrë.
Kjo pritet që të jetë një pikë tjetër e bisedimeve mes Takajt dhe Dajës edhe për vetë faktin se drejtuesit janë në një linjë për këtë çështje. Jashanica pritet që të largohet vetëm në rast se në klub do të vinte një ofertë që do të joshte financiarisht Skënderbeun. Klubi që ka bërë ofertë zyrtare është Akhmat Grozni, në shifrën e 400 mijë dollarëve. /Panorama
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...