Oferta më e fundit e Lazio-s, para plus lojtar për Vedat Muriqi-n

15:28 | 20 Gusht 2020
Arbresh Info

Lazio është afër që të transferojë sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi, derisa ka ofruar 14 milionë euro plus bonuset dhe Bastos do i bashkohet gjigantit turk.

Sipas Tuttomercatoweb, Muriqi është afër transferimit, ngase klubi italian është duke e mbyllur marrëveshjen për 14 milionë euro plus dy milionë euro bonus, transmeton portali arbresh.info.

Qendërmbrojtësi Bastos gjithashtu është përfshirë në ofertë në mënyrë që Fenerbahce të bindet ta lejojë kosovarin të largohet.

Muriqi do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë dy milionë euro për sezon.

Thuhet se gjatë javëve të ardhshme të mbyllet kjo marrëveshje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme