Real Madridi është i gatshëm për të shpenzuar një numër të madh të hollash për të siguruar nënshkrimin me superyllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Salah është përfolur shumë për transferim në Real Madrid nga mediat spanjolle dhe raportet e fundit sugjerojnë që lojtari është shënjestër kryesore e presidentit të klubit Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, e cila është e njohur për pretendimet befasuese rreth transfereve, Perez është i gatshëm për t’i ofruar Liverpoolit një shumë prej 140 milionë euro – plus mesfushorin Dani Ceballos.Liverpooli ka shfaqur interesimin për mesfushorin Ceballos, i cili nuk është aspak i favorizuar në Bernabeu.
21-vjeçari ka nënshkruar për Real Madridin nga Real Betisi verën kaluar dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve.
Salah ka realizuar 41 gola brenda 46 paraqitjeve qysh nga transferimi i tij te Liverpooli nga AS Roma gjatë verës për 37 milionë funta./arbresh.info/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...