Alvaro Odriozola ka zbuluar se trajneri Zinedine Zidane dëshironte që ai të qëndronte në Real Madrid në vend se të shkonte si huazim në Bayern Munich.
Përfaqësuesi spanjoll, 24-vjeçar, u largua nga Real Madridi për t’u transferuar në formë huazimi në Bayern Munich gjatë janarit, pasi i kishte bërë vetëm pesë paraqitje për gjigantin e La Ligës në pjesën e parë të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Odrizola ka thënë se trajneri Zidane nuk dëshironte ta linte atë të shkonte te gjiganti gjerman, ku ai ka luajtur vetëm në dy ndeshje që kur është transferuar në afatin kalimtar të janarit.
“Unë ende kontaktoj me lojtarët dhe punëtorët e klubit, madje edhe me mjekët. Zidane është shumë i përqendruar”, ka thënë mbrojtësi i krahut të djathtë për El Chiringuito de Jugones.
“Kur erdhi puna te spekulimet për largimin tim, unë i pata disa bisedë me të dhe ai, në biseda private, më tregoi se e kam përkrahjen e tij, ai nuk dëshironte që unë të largohesha nga Real Madridi”.
“Unë e vlerësoj faktin që një figurë si ai mendonte më shumë për mua sesa për veten. Ai është një trajner i mrekullueshëm dhe një njeri i mrekullueshëm”.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...