Odise Roshi ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Turqisë.
Për emisionin “Zona Gol” mesfushori fierak foli për fitoren e sotme dhe për përshtatjen me trajnerin Christian Panucci.
Roshi gjithashtu nuk ngurroi të bënte një ngushëllim për Italinë që mbeti jashtë Botërorit.
“Për fitoren? E nisëm mirë, kemi bërë një stërvitje shumë të mirë. Trajneri na ka thënë që duhet të marrim fitoren sepse kemi bërë një punë që duhet t’iu falënderoj të gjithëve. Jemi të gjithë të gëzuar për këtë fitore.”
“Gabimi në goli i dytë i Turqisë? Ishte një gabim, nuk u mora vesh me Veselin, i kisha dy lojtarë në shpinë dhe ishte pak e vështirë.”
“Përshtatja me trajnerin Panucci? Trajneri kërkon të luajmë më krahët sepse aty mendon ai që jemi më të rrezikshëm dhe e shfaqim më mirë kualitetin që kemi, siç e shfaqëm edhe sot.”
“Mos futja nga qendra? E mira s’ka fund asnjëherë. Gjithë forcën time e kam në krahë. Lojtarët e mëdhenj futen më shumë nga brenda. Ndonjëherë është e rëndësishme të dalësh dy herë dhe të shënosh dy herë.”
“Eliminimi i Italisë? Nuk e pamë ndeshjen e Italisë. Më erdhi shumë keq për eliminimin”, ka thënë Roshi. /Panorama/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...