Odegaard pëson lëndim të rëndë

12:30 | 10 Shtator 2024
D.H

Norvegjia mbrëmë ka triumfuar 2-1 ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mirëpo kjo fitore ia la një shije të hidhur futbollistit të Arsenlit, Martin Odegaard, shkruan Arbresh.info.

Ai pësoi dëmtim në minutën e 65-të, teksa dy minuta më vonë u largua nga fusha me lotë në sy.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por e sigurt është që Odegaard do t’i humbas së paku ndeshjet ndaj Tottenham në fundjavë dhe Atalantas në mesjavën e ardhshme, derisa mbetet në dyshim për derbin ndaj Manchester Cityt më 22 shtator.

Norvegjezi u pa me paterica gjatë rikthimit në Londër ditën e sotme./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme