Martin Odegaard mund të rikthehet në Real Madrid në fund të sezonit të ardhshëm.
Real Madridi nënshkroi me mesfushori nga skuadra norvegjeze Stromsgodset në janar të vitit 2015 për një tarifë prej 3 milionë euro, por talenti i ri ende nuk ka marrë shans për të impresionuar ‘Los Blancos, transmeton portali arbresh.info.
Pasi luajti shumicën e ndeshjeve te skuadra Castilla e tyre, ai iu bashkua SC Heerenven në huazim në janar të vitit 2017 dhe më pas kaloi një periudhë tjetër të përkohshme te Vitesse Arnhem.
Ai u rikthye në Madrid në fund të sezonit të kaluar dhe në formë të përkohshme u largua sërish këtë sezon për të luajtur te Real Sociedadi.
Marrëveshja, sipas të cilës Sociedadi do t’i paguaj 2 milionë pagë për sezon, është e tillë që mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër.
Por, Real Madridi ka opsionin për të thirrur atë gjatë verës së vitit 2020 në rast se dëshirojnë dhe duke marrë parasysh me problemet me të cilat janë duke u përballur në fushë, duket qartë se është e mundur që 20-vjeçari do të jetë në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...