Google ADS

Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit

18:48 | 20 Shtator 2024
D.H

Arsenali raportohet se ka mësuar shkallën e lëndimit të Martin Odegaard para duelit të tyre të rëndësishëm ndaj Manchester Cityt.

Këtë të diel, ‘Topçinjtë’ do të udhëtojnë në ‘Etihad Stadium’ për t’u përballur me kampionin në fuqi të Ligës Premier, Man City, në atë që po konsiderohet si një takim i zjarrtë.

Gjatë pauzës me kombëtare, Odegaard pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes që Norvegjia e zhvilloi ndaj Austrisë.

25-vjeçari e humbi derbin e Londrës ndaj Tottenhamit vikendin e kaluar dhe me shumë mundësi do t’i kalojë edhe disa javë jashtë fushave.

Siç ka raportuar The Mirror, Odegaard pritet që të mbetet jashtë fushave për tetë javë duke i dhënë kështu një goditje të rëndë Arsenalit.

Ndeshjet të cilat Odegaard do t’i humbasë shkaku i lëndimit:

22 shtator – Manchester City

25 shtator – Bolton (Carabao Cup)

28 shtator – Leicester City

1 tetor – PSG (Liga e Kampionëve)

5 tetor – Southampton

19 tetor – Bournemouth

22 tetor – Shakhtar Donetsk (Liga e Kampionëve)

27 tetor  – Liverpool

2 nëntor – Newcastle United

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme