Ruairi O’Connell ka zbuluar se është një tifoz i skuadrës angleze Everton.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës ka thënë se i pëlqen të shikojë ndeshjet e skuadrës së trajnerit Koeman Ronald gjatë kohës së lirë, megjithëse luan dhe përcjell skuadrën e ragbit Saracens, shkruan portali arbresh.info.
“Unë luaj ragbi dhe përcjell ekipin tim, Saracens. Unë shikoj futboll Everton Football Club”, shkruan Ruairi O’Connell në rrjetin social Facebook.
Evertoni aktualisht qëndron në pozitën e 14-të në tabelën e Premierë Ligës me vetëm shtatë pikë pas gjashtë xhirove.
Në komentet në postimin e fundit të tij në rrjetin social Facebook, ku O’Connell është shprehur i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve nga miqtë e tij, disa i kanë premtuar fli nëse skuadra e “Toffes” fitojnë titullin këtë edicion në Premierë Ligë./arbresh.info/
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga RMV drejt Kosovës,...
Prindërit raportojnë në polici zhdukjen e dy fëmijëve të tyr...
Theret me thikë një person në Fushë Kosovë