Tottenham raportohet se ka identifikuar objektivin e tyre kryesor për të përforcuar mesfushën gjatë afatit kalimtar veror, por thuhet se ekziston një skenar ku mund të jetë i përfshirë edhe Arsenali.
Ange Postecoglou ka kompletuar një numër marrëveshjesh që prej se u emërua trajner i Spurs verën e kaluar, ani pse shumica prej tyre ishin në mbrojtje dhe në sulm.
Reprezentuesi danez kishte nënshkruar për Sportingun pas një aventure në Serie A tek Lecce, të cilët përfituan një shifër në regjionin e 18 milionë eurove për shitjen e lojtarit. Raporti tutje pretendon se Tottenhami e ka përcjellur mesfushorin tash e disa muaj, ndërsa shefi i skautëve së fundmi e ka monitoruar atë në gjysmëfinale të Kupës ndaj Benficës.
Por, revista portugeze gjithashtu ka raportuar se mesfushori ka një tatuazh të Arsenalit në krahun e tij, pasi ai ka qenë tifoz i klubit anglez që kur ishte fëmijë.
“Kur fillova të shikoja futboll, Arsenali kishte një skuadër fantastike dhe Patrick Vieira ishte kapiteni dhe luante në mesfushë. Ai ishte dhe është, një inspirim i madh për mua”, kishte thënë Hjulmand më herët gjatë këtij sezoni.
Hjulmand ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime deri në këtë fazë të sezonit në elitën e futbollit portugez, ndërsa Sporting Lisbona pozicionohet në vendin e dytë në renditje./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...