Skuadra kosovare Drenica, është duke punuar që sezonin e ardhshëm të jenë në Superligë, ndërsa si objektiv i dytë është Kupa e Kosovës.
Kështu ka thënë trajneri Gani Sejdiu, i cili beson se Superliga është objektivi kryesor i skuadrës nga Skenderaji.
Sejdiu në një intervistë për arbresh.info, ka konfirmuar se lojtarët janë shumë të lumtur që i janë rikthyer stërvitjeve, por vërehet se forma nuk është e njëjta.
“Stërvitjet janë duke shkuar mirë sipas planit edhe pse është vështirë me bo plan shkaku i pauzës së madhe, por duhet të kemi kujdes sepse lojtarët nuk janë në atë gjendje fizike të duhur për t’i përballuar ngarkesat, kështu që duhet të kemi kujdes të mos shkaktojmë lëndim sepse ndeshja e parë është shumë herët, pra javën tjetër brenda një kohe shumë të shkurtër, por motivi është shumë i lartë të lojtarët shihet mungesa e topit, fushës dhe me shumë entuziazëm i kanë marrë stërvitjet”, theksoi ai.
Ndërsa i pyetur për objektivat, tekniku mitrovicas konfirmoi se Superliga është më e rëndësishme se Kupa e Kosovës, për të cilën janë duke u interesuar gjithashtu.
“Objektivi kryesor është sigurimi i ligës sepse jemi në një pozicion ku deri në fund duhet me luftu për me ruajt mbijetesën bashkë me skuadrat që janë poshtë nesh. Pastaj, që jemi afër duhet me i tregu rëndësi edhe kupës sepse gjysmëfinalja është me dy takime, ndërsa nëse e kalojmë do kemi një lojë finale dhe gjasat janë 50-50, por duhet me u fokusu te sigurimi i Superligës”, vazhdoi Sejdiu.
Drenica në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të përballet me Prishtinën, ndërsa Sejdiu beson se favorit për ndeshjen e parë janë “bardhëkaltërit” sepse janë vendas, por sipas tij nuk është e pamundur t’i mposhtin.
“Do jetë shumë vështirë duke e marrë parasysh nivelin, Prishtina ka përparësinë, pastaj tereni vendas, ekip me cilësorë, janë në favor të tyre, por pasi është ndeshje me vajte ardhje, atëherë na jep mundësinë që të kemi kohë për taktika”, tha tekniku mitrovicas.
“Sidomos te takimi i parë, pastaj e kemi ndeshjen kthyese në Skenderaj, kemi gjasa, të paktën të mos humbim, apo me një humbje minimale, kështu që me siguri një rast tjetër në ndeshjen kthyese. Do mundohemi maksimalisht që të kemi rast, nëse humbim 2-0 ose 3-0, larg asaj, pastaj do jetë shumë vështirë që me nxjerrë rezultat pozitiv. Nuk është e pamundur, kemi besim të madh”, shtoi në fund Sejdiu.
Momentalisht Drenica është jashtë zonës së rrezikshme në pozitën e shtatë me 30 pikë, kurse ndaj Prishtinës do zhvillojnë ndeshjen javën tjetër me 2 qershor./E.Bytyqi/arbresh.info.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...