Google ADS

Objektivi i përbashkët, Real Madrid dhe Chelsea “përplasen” për talentin e madh gjerman

15:29 | 14 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Florian Wirtz është një nga talentët më premtues të futbollit gjerman.

18-vjeçari luan si mesfushor ofansiv dhe prej korrikut të vitit të kaluar është pjesë e ekipit të parë të Bayern Leverkusen.

Mesfushori gjerman debutoi me kombëtaren në muajin shtator, ndërsa deri tani ka zhvilluar dy ndeshje me “Pancerat”, teksa numëron 7 gola dhe po kaq asisitme këtë sezon në Bundesligë dhe Europa League.

“El Nacional” shkruan se Real Madrid dhe Chelsea po garojnë mes tyre për shërbimet e lojtarit gjerman, i cili ka një vlerë kartoni që sillet rreth 60-65 milionë euro.

Ai po shihet si lojtarë që hynë në planet afatgjatë të klubit për shkak të moshës së tij dhe talentit të madh që posedon./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme