Google ADS

“O sot o kurrë te Barcelona”

15:44 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, flitet se u ka thënë miqve të tij në një festë se tani ose kurrë nuk do të shkojë te Barcelona.

“Tani ose kurrë te Barcelona”. Fjalët e Verrattit citohen nga gazeta e njohur spanjolle Mundo Deportivo.

Sipas kësaj gazeta italiani ka vendosur të largohet në këtë verë që ta përmbushë ëndrrën e tij dhe të luajë në Barcelonë.

Gazeta e kujton edhe ndeshjen mes Barcelonës dhe PSG-së që u mbyll 6-1 duke ja kutuar diferencat mes ekipeve.

PSG dështoi ta fitojë edhe titullin në Ligue 1, ku në fund triumfoi Monaco.

Lojtari është i gatshëm që ta luajë rolin e tij dhe tu tregojë PSG-së se dëshiron të kalojë në Spanjë, nëse klubet fillojnë bisedimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme