Kur mendohej se ekipi i Partizanit do të mund të shkëputej disi nga rivalët për titull, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Vrulli i ekipit kryeqytetas është ndalur në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër. Loja në fillimi ka nisur thuajse e barabartë mes dy ekipeve. Kjo bëri që pjesa e parë e takimit të mbyllet me rezultatin e bardhë 0:0.
Skuadrat kanë zbritur në fushë më të karikuara dhe më me shumë energji. Vllaznia ka shënuar fillimisht gol në minutën e 76 me anë të Hebaj. Kurse, Ekuban barazoi rezultatin në 1:1, teksa shënoi në minutën e 80. Pas këtij barazimi të vështirë në fushën e Vllaznisë, Partizani ka 59 pikë, aq sa ka Kukësi, që mban vendin e parë, për shkak të golavarazhit më të mirë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...