Nxehet gara mes klubeve për Xherdan Shaqirin

17:55 | 18 Prill 2018
Arbresh Info

Gara për nënshkrimin me Xherdan Shaqirin tashmë është në nivel të lartë dhe largimi i tij nga Stoke City pritet të ndodhë, veçanërisht nëse zyrtarizohet dëbimi i tyre nga Premierë Liga.

Pavarësisht se kishte një sezon ndryshe te “Potters”, Xherdan Shaqiri shihet si njëri nga yjet më të mëdhenj në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Klubet si Crystal Palace, West Ham United dhe Evertoni janë të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin kosovar gjatë verës.

‘Calciomercato’ raporton që Shaqiri do të largohet menjëherë nga klubi aktual në rast se Stoke City nuk arrin të dal nga zona e dëbimit nga Premierë Liga.

Anësori 26-vjeçar së fundmi ka befasuar të gjithë duke thënë se edhe për një lojtar si Ronaldinho do të ishte e vështirë për të pasur ndikim te një skuadër si ajo e Stoke Cityt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme