Google ADS

Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha për talentin anglez

14:34 | 24 Nëntor 2024
E.G

Arsenali ka marrë fitore të madhe ndaj Nottingham Forest me rezultat 3-0, në një ndeshje ku Ethan Nwaeri nuk do ta harrojë kurrë.

Talenti i ri anglez u inkuadrua në lojë nga banka rezervë derisa shënoi golin e fundit në ndeshje duke e futur vetën në histori të Arsenalit.

17-vjeçari u bë golashënuesi i dytë më i ri në histori të Arsenalit që realizon në Ligën Premier.

Nwaneri shënoi gol me 17 vite e 247 ditë, derisa para tij është Cesc Fabregas që kishte shënuar me 17 vite e 113 ditë.

“Nwaneri është golashënuesi i dytë më i ri në Ligën Premier në historinë tonë. Dhe kjo është një histori e madhe në vetvete”.

“Ai është i guximshëm dhe e patë reagimin e fansave, ata filluan të këndojnë, ‘Ai është një nga ne’”.

Arteta ndër të tjera tha se Nwaneri duhet të rritet ngadalë duke nënvizuar se hapësirat e tij do të shkojnë duke u rritur gradualisht, por që nuk do të ngutet me talentin anglez. /Telegrafi/

Të ngjashme