Nuza gjykon ndeshjen Shqipëri U21 – Francë U21

11:54 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Një tjetër ndeshje ndërkombëtare do të referohet nga gjyqtarët kosovarë të FIFA-s, me në krye Genc Nuzën.

Është ndeshja miqësore, Shqipëri U21 – Francë U21, që luhet më 5 qershor në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, mëson Gazeta Olle.

Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Pjesë e Francës janë edhe yjet si Moussa Dembele e Theo Hernandez, kurse për kuqezinjtë e Alban Bushit luan Keidi Bare i Atletico Madridit.

Kjo treshe kishte referuar në mars edhe miqësoren e madhe, Turqi – Moldavi.

Pas kësaj ndeshje, treshja e Vala Superligës morën nota të larta, duke dëshmuar se janë të aftë për të drejtuar ndeshje të mëdha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme