Numri një i basketbollit në Evropë viziton Kosovës, pritet nga drejtuesit e FBK-së

19:58 | 9 Dhjetor 2024
D.H

Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa për herë të parë ka vizituar Kosovën.

Ai është pritur në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku është njoftuar me stafin e FBK-së dhe më pas ka pasur takim me Kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Garbajosa është njoftuar me gjendjen e basketbollit të Kosovës, duke përgëzuar drejtuesit e FBK-së për progresin që kanë bërë.

Numri një i basketbollit të Evropës është mysafir i ftuar në gala mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për nder të 10 vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Garbajosa është zgjidhur President i FIBA Evropës në maj të vitit 2023, ku Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme