Real Madridi pritet që në fund të këtij sezoni ta shes yllin e tyre James Rodriguez.
Ai në shpinë mbanë numrin 10-të, një numër që shumë lojtarëve nuk u ka shkuar për shtati.
Edhe yje të tjerë si Clarence Seedorf, Robinho, Mesut Ozil, Wesley Sneijder, në vitet e fundit janë nuk kanë pasur largim të bukur nga klubi mbretëror.
Real Madridi pritet të pranojë çdo ofertë që vije mbi 70 milionë euro për kolumbianin.
Më poshtë mund t’i gjeni disa nga yjet e mëdha që mbajtën këtë fanellë veshur e nuk kaluan qaste të bukura te mbretërit. /Telegrafi/
Michael Laudrup
Ai luajti në sezonet 1992-1996, ndërsa ka vetëm një titull të fituar në sezonin 1994-1995. Një paraqitje me ngritje dhe zbritje për danezin.
Clarence Seedorf
Holandezi i lindur në Suriname ka mbajtur fanellën me numrin 10-të te Real Madridi në sezonet 1996 – 2000. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Kampionatin, Superkupën dhe Kupën e botës për klube.
Luis Figo
Portugezi është më i madhi në vitet e fundit që e kanë veshur fanellën e klubit. Ai luajti për pesë sezone 2000 to 2005. AI fitoi kampionatin në vitet 2000-2001 dhe 2002-2003, Superkupën e Spanjës 2001 dhe 2003, Ligën e Kampionëve 2001-2002, Superkupën e Evropës 2002; dhe Kupën e Botës për klube në vitin 2002. Ai shkëlqeu me këtë fanellë.
Robinho
Një dështim i madh me fanellën me numër 10. Ai luajti për tre sezone nga viti 2005 to 2008. Ai fitoi kampionatet në sezonet 2006-2007 dhe 2007-2008.
Wesley Sneijder
Holandezi nuk arriti të shkëlqej me fanellën me numër 10-të te Reali.
Ai luajti në sezonin 2008-2009 ku fitoi kampionatin dhe Superkupën, pastaj u shit te Interi. Paraqitje e dobët.
Lassana Diarra
Besoni apo jo, por francezi e veshi fanellën me numrin 10-të për dy sezone, 2009 dhe 2011. Nuk i munguan trofetë, por që nuk e kishte lartësinë për këtë fanellë.
Mesut Ozil
Gjermani luajti me numrin 10-të mes viteve 2011 dhe 2013. Ai edhe pse shkëlqente me këtë skuadër, Reali e shiti te Arsenali.
James Rodriguez
Ai erdhi për 80 milionë euro nga Monaco. Në kohën e Ancelottit, ai ishte ndër më të mirët, por nën menaxhimin e Zidanes ai nuk po ka minuta.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...