Google ADS

Numrat që spikasin në statistikat e Ligës së Kampionëve, 2017/2018!

16:40 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Pas 124 ndeshjesh dhe 347 golash (3.20 gola për lojë), Championsi do ta ulë perden në finalen e 26 majit në Kiev, ku do të përballen dy ekipet më të suksesshme të këtij edicioni: Liverpool (40 gola) dhe Real Madrid (30 gola).

Përveç kësaj, “Të Kuqtë” kanë rekordin e golave në shtëpi (20) dhe mund të krahasohen në këtë drejtim me Real Madridin e sezonit 2013/2014.

Po ashtu, skuadra e Jurgen Klopp ka regjistruar fitoren më të thellë në udhëtim, në historinë e Champions-it, 0-7 në Maribor.

“Është finalja perfekte”, – shkroi Michael Owen, i cili u rrit në “Anfield”, para se të bashkohej me Real Madridin në “Bernabeu”.

“Liverpool ka shënuar më shumë gola se çdokush, ndaj mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, – u shpreh Frank Lampard, raporton Tele Sport. “Real Madridi duhet të jetë i shqetësuar, sepse ka probleme në krahë dhe Liverpool mund ta dëmtojë atë”, – paralajmëron Steven Gerrard, ish-kapiteni i kuq,

DUELI PËR GOLAT NË KIEV

Ka disa emra të duhur. Cristiano Ronaldo (15 gola në këtë Champions), Salah dhe Firmino (10 gola) dhe Mané (9 gola) e udhëheqin luftën për “Këpucën e Artë” të Ligës së Kampionëve.

“Nuk është një finale mes Salah dhe Cristiano Ronaldo, luaj në një ekip të madh me lojtarë të mëdhenj dhe për të arritur në finale është një punë kolektive, nuk mund ta bëj vetëm”, pranon Salah.

Alberto Moreno, në anën tjetër, vë në dukje: “Nëse unë mund të fshij një lojtar nga Real Madridi, do t’i hiqja Cristiano Ronaldon. Ta kesh përballë portugezin, nuk është e lehtë”.

Logjike. CR7 është, gjithashtu, lojtari që gjuan më shumë (79 goditje drejt portës). Numri i golave total nuk është i vetmi rekord për “reds”. Milner (9 asiste, rekord i turneut) dhe Firmino (7 asiste) kryesojnë tabelën e asistuesve.

“GEGENPRESSING”, NË SHIFRA

Klopp kafshon, vjedh dhe vret. Teoria e “gegenpressing” reflektohet në praktikë. Liverpool është ekipi që rimerr topat më të mëdha (801) dhe më efektivë (26.17% sukses), që përballet me golin e rivalit. Ka një fakt edhe më specifik në favor të tij. Liverpool kryeson klasifikimin e golave të shënuar, pasi e “vjedh” topin në fushën rivale (13).

Mbrojtja e Liverpool hedh të dhëna të kundërta. Ajo ka pësuar 13 gola, por prapavija e “reds” është, gjithashtu, me shumicën e kohës e pamposhtur, bashkë me atë të Barçës (6).

“CORRECAMINOS” KOLAROV

Kampionët e mëdhenj të Romës kanë disa fytyra. Alisson është portieri që ka pësuar më shumë gola (19), por edhe ai që ka bërë më të kursyerin (46 gola). Kolarov, në moshën 32 vjeçare, meriton një kapitull të veçantë.

Ai është, së bashku me Cristiano Ronaldon, lojtari i vetëm në fushë, që ka luajtur çdo minutë (1.080). Serbi, gjithashtu, kryeson renditjen e kilometrave të përshkuara (128,862 km), përpara Firmino (119,227 km) dhe Kimmich (114,677 km).

Bayern Munich u eliminua me nderime në gjysmëfinale. Bavarezët thonë lamtumirë, në fakt, duke udhëhequr disa seksione: janë ekipi që godet më shumë (226), krijon më shumë raste (178). Një seksion, i fundit, ku dominon Bayern Munich, në një nivel individual, ka mrin e Joshua Kimmich, autor i një goli në “Allianz Arena” dhe një tjetri në “Bernabéu”.

Kampionët e BANEGËS

Sevilla arriti në çerekfinale të Champions-it 60 vite më vonë, në pjesën më të madhe falë Banega. Finalja ende duhet të luhet, por gjithçka tregon se Sevilla do ta mbyllë këtë edicion të Ligës së Kampionëve si udhëheqës në tri seksione të ndryshme statistikore: ka krijuar më shumë raste (33), më shumë pasime (932) dhe më shumë rikuperime topi (89).

Në çerekfinale u regjistruan edhe dy skuadrat me posedimin më të lartë të topit: Manchester City (66.43%) dhe Barcelona (64.88%).

“FESTIN” E PSG

PSG e fitoi statusin e favoritit në ëtë Champions falë nënshkrimeve të jashtëzakonshme në merkaton e verës së kaluar. Skuadra franceze, e udhëhequr nga MCN (Mbappé, Cavani dhe Neymar), theu rekordin e golave të shënuar në fazën e grupeve (25 gola), para se të eliminohej në raundin e dytë nga Real Madrid.

Gjithashtu, bëri histori, por në një shkallë më të vogël, Besiktas. “Shqiponjat” arritën në 1/8 finale të Champions-it për herë të parë në historinë e tyre. Ato e arritën këtë, gjithashtu, pa humbur asnjë ndeshje në fazën e grupeve.

TË VJETËR DHE TË RINJ

Benfica e përfundoi një fazë grupi, që tashmë është ndër më të këqijat në historinë e saj. Ajo e përfundoi pjesën e parë të Champions-it me zero pikë, vetëm një gol në favor dhe 14 kundër. Portieri i saj, Mile Svilar, megjithatë, ka dy rekorde, për të cilat ai mund të mburret. Me 18 vjet e 52 ditë mbi supe, ai ia rrëmbeu Casillasit privilegjin e të qënit portieri më i ri, që luan nën “formatin e Champions”.

Jasmin Handanovic, kushëriri i portierit të Interit, pësoi 7 gola ga Liverpool, por mundi rekordin e vjetërisë në humbjen 3-0, në “Anfield”. Me 39 vite dhe 274 ditë mbi supe, ai u bë portieri më i vjetër, që pret një penallti në Ligën e Kampionëve.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme