Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është një lojtar i papërsëritshëm. Edhe pse është një mbrojtës, ai po vazhdon të sillet si një golashënues.
Besoni apo jo, me golin e shënuar kundër Athletico Bilbaos, Ramos kaloi Ronaldinhon me numrin e golave të shënuara në La Liga.
Mbrojtësi spanjoll numëron 71 gola në La Liga, shkruan lajmi.net.
Spanjolli ka arritur që pas tij të lë edhe Luis Figon, që ishte për nëntë vjet pjesë e La Ligas, duke veshur fanellën e Barcelonës dhe Real Madrid.
Ai gjithashtu shënoi 13 gola më shumë se Xavi, legjenda e Barcelonës, që ishte pjesë e kampionit spanjoll për 17 sezone.
Ramos ka shënuar dy herë më shumë se Zidane, që regjistron vetëm 33 gola për Realin./
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...